4 gusht 2014 – Seksi, shumica do të thonë, formon bazën tonë e të qenit qenie dhe vazhdimësinë tonë virtuale të biologjisë komplekse në planetit tonë. Prandaj, është totalisht fyese të pyetet se a ka ndonjë vend ku nuk ka seks…nëse jo në një tjetër në planet, atëherë ndoshta në jetën tjetër?

Pyetja mund të tingëllon absurde dhe ndoshta pak edhe përqesheshe në sytë e njerëzve të atillë siç është biologu i evolucionit Richard Dawkins, i cili e refuzon premisën që bazohet në insinuatat e tij të vetëdijes që mund ta mbart trupin pas vdekjes (që i bën Dawkinsin që të kritikohet pak a shumë për deklaratat e tij kontroverse në lidhje me seksin po ashtu. Mirëpo duke lënë anash skepticizmin për momentin, nëse ne heqim besim për jetën e përtejme dhe e marrim në konsideratë atë se çfarë roli luan seksi në botën tonë fizike, kjo ide do të ishte një ushtrim më interesant se sa ju e mendoni.

Seksi ndërmerr disa role të ndryshme që ndahen nga praktikat e qëllimeve të zakonshme; madje edhe disa lloje të kafshëve, në të cilat përfshihen delfinët, do t’i përfshinte ata në një kënaqësi të pastër në marrëdhënie seksuale, më shumë se lindjet. Tek njerëzit, derisa lindja dhe rikrijimi janë çelësi i arsyes se një lidhje në një marrëdhënie seksuale, seksi po ashtu ka një histori të përdorimit si një ritual dhe simbolizmin që e lidh njeriun me të mbinatyrshmën.

Në mes të një prezantimi më të dijshëm për këtë temë është Benjamin Walker që flet për këtë temë në librin “Sexuality in Religion and Magic” (Macdonald Unit 75, London, 1970), ku shkruan:

“Nga kohët antike bashkimi seksual ka qenë i shenjtëruar me simbole të panumërta dhe prezantim i këtij akti ishte një mit i thellë që mban të fshehtë të vërtetën. Arka e Kurorëzimit, Arka e Akacias si shtëpi e drurit në Tempullin e të shenjtëve të tempullit të Salomonit, përmban disa nga gjërat që janë shenjtëruar në gurë e të cilat, sipas dijetarëve të talmund ishte një simbol i organeve të meshkujve dhe femrave të bashkuar. Miti i Eliseut në Greqinë antike përfshin një rit që njihet si “Arretoforia” i emëruar kështu në gjuhën greke që do të thotë “Bërja e gjërave që nuk duhet të kujtohen” në të cilën një kuti përmbante një gur në formë penisi dhe mitër të Perëndeshës Demeter që është në një vend të shenjtë.

Në shoqëritë primitive ishte dhe ende besohet në mënyrë universale që gjeneratat e njerëzve direkt ishin të lidhur në këtë aspekt me fuqitë mbinatyrore. Madje në këto shoqëri – dhe ato janë shumë, sipas antropologëve – të cilët nuk shqetësohen për lidhjen në mes të marrëdhënieve seksuale dhe shtatzënisë, akti i çiftëzimit kishte një domethënie speciale që ndërlidhej me religjionin dhe ndjenjat e frikshme”.

Duke shikuar nëpër tërë historinë, fakti që kemi këtu një ndjenjë fetare që nënvizon aktet seksuale është natyrisht shfletim nëpërmes të gjitha kulturave dhe praktikave të këtyre praktikave. Megjithatë, një rol i vërtetueshëm dhe kuptimplotë i këtyre lojërave seksuale gjithmonë ka të bëj me sub-konshiencën dhe ndoshta aplikohet në një fenomen të pashpjeguar edhe në kohërat moderne.

Seksi me fantazma, për shembull, ka qenë shumë i popullarizuar në kohërat moderne dhe është paraqitur edhe në programe të ndryshme të dokumentareve të zhanrit paranormal. Me theksin kryesor të idesë që një fantazmë apo sulm djallëzor seksual ( të marrim për shembull filmin shqetësues të vitit 1982 “The Entity” ku luan aktorja Barbara Hershey, e cila ka qenë senzacion më i madh i kësaj teme). Mbizotërimi i të dhënave të tilla në kohërat moderne padyshim ka shërbyer si inspirim për shkrimtarin Brad Steiger, i cili e shkroi një libër të tërë për marrëdhëniet seksuale me disa shpirtra të cilat i përshkruan si afera me jashtëtokësorë; fantazma të dashuruara, gra fantazmë dhe ngacmime seksual nga bota e hijeve. Edhe pse ende nuk janë diskutuar se është eksituar ai nga këto shpirtra të diskutuara në librin e tij se a kanë qenë të dhunës apo jo: në disa shembuj, kanë qenë disa individë të cilët e kanë përshkruar këtë përvojë si kënaqësi seksuale.

Vite më parë, një grua kishte kontaktuar me një ueb-faqe duke thënë se dëshironte të tregonte diçka që ishte “demoralizuese, por pak personale”. Dyshohet, që në hezitimin e saj fillestar, kjo kishte të bënte me këtë fenomen të natyrës seksuale ku pas disa debateve dhe incidenteve gruaja kishte thënë që burri i saj ishte zgjuar në dy raste të veçanta dhe se ajo kishte pasur dy marrëdhënie të paharrueshme seksuale me të– madje shumë më të mira se me parë – derisa ajo flinte dhe e kishte mungesën e partnerit të saj të vërtetë, pra burri nuk ishte aty. Burri i saj ishte shumë i shqetësuar për këtë gjë dhe e kishte këshilluar atë që të kërkonte ndihmë edhe pse ajo virtualisht nuk kujtonte asgjë se si ka ndodhur ajo.

Ndoshta është e mundshme që në të tilla rrethana janë në vazhdë të një kuptimi të vogël të procesit të saj të trupit; p.sh, në një nga zgjidhjet më të shpeshta që japin psikologët është se këta persona vuajnë nga paraliza e gjumit. Megjithatë, in rastin e mësipërm, mund ishte diçka jashtë intuitës nëse faktorët e njohur janë kundër intuitës që njihen si funksionet që paraqesin paralizën trupore derisa një person flenë dhe duket se gjithçka e bën është e vërtetë, madje involvohet edhe në akte seksuale.

Anasjelltas, malotina e cila udhëheq ciklet e periodave të trupit dhe funksionit ndërlidhen si me gjumin ashtu edhe me seksin tek njerëzit. Duket e besueshme, në teori, që prodhimi i melatoninit mund të stimuloi trupin në mënyra të ndryshme, duke u bazuar tek individët që ka një lidhje me jetën e tyre seksuale dhe me ëndrrat e tyre. Lidhje të njëjta shfaqen edhe në mes të shpirtrave të supozuar dhe cikleve të gjumit që raportohen si rrëmbime nga alienët, të cilët me kohë konsiderohen si natyrë seksuale. Hulumtuesit Paul Deane thekson në librin e tij “Sex and Paranormal” që disa raste të hershme të këtilla ku kanë qenë femra nuk kanë të bëjnë me ndonjë pushtim nga alienët por janë përshkruar si sulme të drejtpërdrejta seksuale derisa në prezencën e tyre: disa nga elementët e tjera që janë paraqitur në teoritë e tyre fantastike flasin për disa qarqe të UFO-ve, të cilat thonë se njerëzit janë qenie integalaktike që frymëzojnë në bazë të asaj se si e përcaktojnë alienët.

Thënë drejtë të gjitha degët e këtyre fenomeneve të huaja, nuk do të ishte fer të përfshihen brenda kriptozologjisë, pasi që, një komponentë gjithmonë do të paraqitet në lidhje me krijesa si shputëmadhi nëse bëni kërkime më të mëdha. Në fund, është pjesa e jonë seksuale që na bën njerëz…ndoshta gjëja më e rëndësishme. Rolet e gjinive qeverisin atë kush jemi ne, dhe si ne do të veprojmë dhe kjo konsiderohet në këtë mënyrë ndoshta ajo befasia e seksit e cila bën që të lidhet me gjërat paranormale.