Durrës, 4 gusht 2014 – Një 22 vjeçar nga Gjirokastra ka aksidentuar në zonën e plazhit, në orët e para të mëngjesit të së dielës një 26 vjeçare nga Durrësi. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja pa dhënë ndihmën e parë.

I riu Hermes Gjika ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, tip Nissan, me targa PZA6304 kur ka përplasur 26 vjeçaren A.G. , e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Pas përplasjes, 22 vjeçari Gjika është larguar me shpjetësi duke tentuar t’i shpëtojë policisë dhe nuk i ka ofruar ndihmën e parë të aksidnetuarës që është dërguar në urgjencë me makina të rastit.

Pasi ka identifikuar targën e automjetit dhe drejtuesin e tij, policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në mungesë dhe ka shpallur në kërkim 22 vjeçarin Gjika që akuzohet për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/