Spanjë, 4 gusht 2014 – Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, duket se ka probleme serioze. Ai ka goditur me shuplakë një femër, e cila po fotografonte atë dhe nënën e tij.
Ramos i thoshte gazetares të mos e fotografonte dhe të fshinte foton, por ajo nuk e dëgjoi, ndërsa ky i fundit filloi ta kërcënonte se do t’i thyente aparatin fotografik.
Reporterja thuhet se e ka denoncuar Ramos për goditjen që i ka bërë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





