4 gusht 2014 – “Asnjë ndarje. Gjaku ka të njëjtën ngjyrë tek të gjithë njerëzit” – është ky mesazhi i këngëtares së njohur Madonna, e cila bën thirrje për paqe mes Izraelit dhe Palestinës.

Këngëtarja është bërë objekt i polemikave në rrjetet sociale, jo për mesazhin, madje të gjithë e përgëzojnë për këtë thirrje, por vetëm për subjektin e fotos që shoqëronte mbishkrimin.

Madonna ka postuar në “Instagram” një foto të sajën që gjendet mes dy balerinëve gjysmë të zhveshur, ku të dy kanë tatuazh simbole fetare, e ndërsa këngëtarja i ka prekur të dy balerinët dhe kërkon “armëpushim”.

Mbretëresha e popit, nuk është e vetmja që ka kërkuar armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës, por shumë yje të tjerë të showbizzit, si Rihanna, Kim Kardashian, Penelope Cruz, Javier Bardem, Bar Rafaeli e Zayn Malik.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/