4 gusht 2014 – Një grua ka rrezikuar jetën e saj për të shpëtuar një qen të braktisur.
Rreziku ishte i madh duke qenë se bëhej fjalë për të kaluar në anën tjetër të rrugës, në autostradën Mexico-Pachuca, ku asnjë prej makinave nuk ndaloi që gruaja të kalonte.
E ndjeshme dhe e guximshme, Vero Salgado arriti të kalonte në anën tjetër të rrugës, por edhe aty hasi në vështirësi për shkak se qeni po i largohej dhe rreziku shtohej për të dy.
Por falë përkëdheljeve të gruas, e cila i përket organizatës “My sweet Engie” për mbrojtjen e kafshëve, qeni i bindet dhe shpëtojnë të dy.
Videoja që po bën xhiron e botës, ishte filmuar me një smartphone dhe është hedhur në “Facebook” nga Mosqueda Rosy, ku shumë përdorues e përgëzojnë gruan për guximin dhe ndjeshmërinë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





