Itali, 4 gusht 2014 – Një histori thuajse e pabesueshme. Deri tani raste të ngjashme janë regjistruar me qen, por këtë herë protagonisti i historisë është një kalë.

Kali 10 vjeçar ishte arratisur nga stalla dhe kishte shkuar në varreza për të qëndruar pranë varrit të padronit të tij, të ndarë nga jeta pak kohë më parë.

Ai vërtitej rreth varreve, ndërsa personat që ndodheshin aty kanë mbetur të habitur nga ky fakt i çuditshëm.

Ndërsa punonjësit e varrezave kishin njoftuar zjarrfikësit për të marrë kafshën, në varreza ka mbërritur djali i padronit të kalit.

Pasi e kishte kërkuar kafshën për dy ditë, ai kishte menduar se mund ta gjente në varreza.

Djali tregoi se kali ishte shumë i lidhur me babain e tij, aq sa ditën e varrimit, kafshën e kishin marrë me vete në varreza gjatë ceremonisë funebre.

Kur pa padronin e tij të ri, kali e përshëndeti, iu afrua, la të përkëdhelej prej tij dhe më pas të dy iu drejtuan stallës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/