Tiranë, 4 gusht 2014 – E merkura e 6 gushtit shënon mbledhjen e fundit te qeverise per kete sezon.
Mesohet se kryeministrit Edi Rama ka lejuar ministrat e kabinetit qe te marrin pushimet nga data 7 deri ne 25 gusht.
Ndryshe nga modeli i ndjekur nga paraardhësi Sali Berisha, i cili ne 8 vjet e mblodhi qeverinë cdo jave edhe ne muajt e verës, duket se kryeministri Rama ka vendosur qe gushti te jete pushim per te gjithë ekzekutivin, raporton Vizion Plus.
Mbledhja e pare per sezonin e ri pritet te mbahet ne 26 gusht dhe shënon startin per vitin e dyte te mandatit qeverisës duke përgatitur draftet me te cilat do te punoje parlamenti qe fillon te hënën e 1 shtatorit.
Nderkaq axhenda e Partisë Demokratike përtej kritikave ndaj punës se qeverise kushtëzohet nga zgjedhjet e brendshme.
Pritet qe brenda nje jave te mbyllen zgjedhjet per kreret e Tiranës qe per here te pare jane 11 drejtues ne mënyre qe ne shtator Lulzim Basha te filloje procesin zgjedhor per organet drejtuese te partise; Kuvendin, Këshillin Kombëtar, Kryesine, sekretaret e nenkryetaret te cilet nuk jane zgjedhur qe nga prilli i 2005.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





