SHBA, 4 gusht 2014 – Super stuhia diellore është duke mbërritur, megjithëse nuk dihet saktësisht se kur. Ajo do të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike dhe do të nxjerrë jashtë funksionit satelitët GPS dhe ata të telekomunikacionit.

Në këtë përfundim kanë mbërritur kërkuesit e task forcës ndërkombëtare SolarMax, që në revistën Physics World lëshojnë një apel për qeveritë.

Ata rekomandojnë marrjen e masave për të evituar probleme më të mëdha. Këtyre kërkuesve u bashkohen edhe grupe të tjera që prej kohësh kanë tërhequr vëmendjen e qeverive në mbarë botën. Marrja e masave paraprake do të evitonte situata të pakëndshme gjatë kohës së super stuhisë diellore.

Disa studiues i tremben faktit se stuhia diellore mund të ketë efekte katastrofike që mund të zgjasin për një kohë të gjatë duke paralizuar kështu sistemin e komunikimit, rrjetin elektrik dhe transportin.

Sipas disa studia mund të jetë ‘pas derës’ pasi të tilla regjistrohen çdo 150 vjet dhe e fundit ka qenë në vitin 1859.

 /agjencia e lajmeve “Dyrrah”/