Dashi
Disa persona të lindur të mërkurën dhe të dielën do ta kuptojnë se nuk do të mbështeten nga të tjerët. Humori juaj do të jetë i lëkundur dhe do të ndjeni probleme në gjithçka që bëni.
Demi
Shikoni mirë kush qëndron rreth jush. Më mirë mos u besoni verbërisht njohjeve të reja. Nëse besoni te një njeri që e konsideroni special, kuptojeni që kjo nuk është reciproke.
Binjakët
Sot mund të merrni mesazhe ose telefonata vërtet interesante. Keni nevojë për ndonjë ndryshim në jetën tuaj. Nëse jeni të bindur që partneri juaj ju tradhton, duhet ta provoni.
Gaforrja
Po hapet një fazë e re për ju. Ritmi i ndryshimeve do t’ju japë disa suksese vendimtare. Nëse keni ide ambicioze, ka ardhur momenti për t’i vënë në jetë.
Luani
Sot për çiftet e reja nuk është një ditë e mirë: shumë probleme do t’ju mbajnë larg personit me të cilin jeni dashuruar në mënyrë sekrete. Ngjallni shumë zili dhe xhelozi te të tjerët.
Virgjëresha
Një ditë shumë e pasur me stimuj, por duhet të përkushtoheni deri në fund nëse doni të realizoni dëshirat tuaja. Ata që janë “single” janë më të favorizuarit. Takimet e reja nuk do të mungojnë.
Peshorja
Ditë e çuditshme. Të lindurit e kësaj shenje mund të zbulojnë një sekret. Mos i lini pas dore ëndrrat dhe duhet të jeni në kërkim të fatit. Mund të jetë dita e mirë.
Akrepi
Një mik do t’ju zhgënjejë shumë: para së gjithash do të jetë shumë polemizues dhe këtë nuk do ta duroni dot. Përpiquni të takoni sa më shumë njerëz.
Shigjetari
Më mirë të mos bëni zgjedhje të rëndësishme për momentin. Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje punëve në shtëpi. Një moment vendimtar për dashurinë: është momenti i sqarimeve.
Bricjapi
Prisni telefonata dhe mesazhe. Do të ndihmoheni shumë nga të afërmit tuaj, por do të zhgënjeheni nga miqtë. Bëjini vetë gjërat, ose drejtojini ju të tjerët. Humori i mirë.
Ujori
Mos kini frikë të përkushtoheni më shumë dhe konkretisht në një projekt që e keni për zemër. Sot është një ditë pozitive për të realizuar atë që keni si objektiv.
Peshqit
Hiqni dorë nga gjërat e vjetra dhe të pavlefshme, por para së gjithash, nga paragjykimet që po ju pengojnë. Shikoni të ardhmen me ide të reja. Një histori e vështirë po ju shqetëson.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





