–       I pari në transport me 38,6 për qind të krejt republikës

–       I dyti në industrinë përpunuese me 16, shërbimet me 11,5, tregti, hotele dhe restorante me 11,4, shërbime të tjera me 8,7, postë e telekomunikacion 5,7 për qind të krejt republikës

DURRËS, 3 gusht 2014 –  Qarku i Durrësit, si niveli 3 (në përbërje të rajonit statistikor të Veriut (Dibër-Durrës-Kukës-Lezhë-Shkodër), sipas nomenklaturës së njësive territoriale për statistikat të Bashkimit Evropian, renditet i treti (pas qarqeve të Tiranës dhe Fierit) për rezultatet e produktit të brendshëm bruto (PBB) në vitin 2012, njoftoi Instituti i Statistikave (INSTAT) në publikimin e vet më të fundit (shih grafikun nr. 1).

PBB-ja për frymë

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore niveli 3 (qarqe) në vitin 2012 ishte Tirana me rreth 650 mijë lekë ose 41,1 për qind mbi mesataren e vendit (460 mijë lekë) dhe pati një rritje prej 0,8 për qind krahasuar me 2011.

Më pas renditet qarku i Fierit me rreth 521 mijë lekë ose 13,1 për qind mbi mesataren, i cili pati një rritje prej 16,1 për qind krahasuar me 2011, ku natyrisht, ndikon shumë nxjerrja e naftës.

Në vend të tretë renditet qarku i Durrësit me rreth 481 mijë lekë ose 4,5 për qind mbi mesataren e vendit, i cili pati një rritje prej 0,7 për qind krahasuar me 2011 (shih tabelën nr. 2).

Degët

“Dyrrah-u” ka listuar vendin që zë qarku i Durrësit sipas degëve të ekonomisë, viti 2012.

Kështu Durrës-Kruja ishte

–       në vend të parënë transport me 38,6 për qind të krejt republikës;

–       në vendet e dytanë industrinë përpunuese me 16, shërbimet me 11,5, tregti, hotele dhe restorante me 11,4, shërbime të tjera me 8,7, postë e telekomunikacion 5,7 për qind të krejt republikës;

–       në vend të tretë(pas Tiranës dhe Fierit) në vlerën e shtuar me çmime bazë me 9,9 për qind të krejt republikës;

–       në vendin e pestëpër industrinë nxjerrëse 2,3

–       në vendin e gjashtënë bujqësi, gjueti dhe pyje me 7,6 për qind të krejt republikës (shih tabelën 3).

Info

Nomenklatura e njësive territoriale për statistikat (nomenclature of territorial units for statistics  – NUTS) është një klasifikim i përbashkët, në bazë të të cilit mblidhen dhe përpunohen, statistikat rajonale evropiane, ku niveli 1 është republika, niveli 2 është rajoni (Shqipëria ndahet në tre rajone statistikore: Qendër(Elbasan-Tiranë); Veri (Dibër-Durrës-Kukës-Lezhë-Shkodër); Jug(Berat-Fier-Gjirokastër-Korçë-Vlorë), niveli 3 janë 12 qarqet ekzistuese.

Për hollësi kliko në lidhjen: http://www.instat.gov.al/media/251313/njoftim_per_media_produkti_brendshem_bruto_rajonale_2012.pdf

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/