Maqedoni, 3 gusht 2014 – Një tragjedi e rëndë familjare ka ndodhur në Tetovë, në familjen Memeti të lagjes së Çarshisë së Epërme.

Kryefamiljari Memeti është dashur të përcjellë vajzën e tij 23 vjeçare Arjetën, për nuse. Por, ai sot e ka përcjellë për në banesën e fundit, pasi vajza e re nuk ka arritur të veshë fustanin e bardhe të nusërisë.

Arjeta u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, për shkak të një ataku në zemër.

E gjithë ceremonia e dasmës ishte bërë gati, ndërsa dhëndri nga fshati Dobrosht i Tetovës ishte përgatitur që ta merrte nuse Arjetën.

Mirëpo, kjo nuk u bë dot e mundur, pasi Arjeta ndërroi jetë dhe u varros pikërisht sot në varrezat e qytetit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/