3 gusht 2014 – Edhe pse ata nuk rrinë dot pa ne, janë disa gjëra të cilat nuk u pëlqejnë fort shumë. Janë disa tipe grash ose më mirë të themi disa karakteristika që ata do të donin t’i fshihnin fare.
Kritikuese pa fund. Burrat, zakonisht nuk duan pranë vetes gra të cilat kritikojnë vazhdimisht dhe për çdo gjë.
Gjithmonë të rregullta. Një pjesë e burrave nuk duan lidhje me femrat të cilat janë tepër të rregullta, maniake të pastërtisë dhe këtë e presin edhe nga partneri.
Nuk i do miqtë e tij. Për meshkujt, miqtë e tyre janë shumë të rëndësishëm, prandaj nëse partnerja nuk i pëlqen ata, atëherë bëhet problem.
Të gjithë meshkujt i konsiderojnë njësoj. Qëndrimi për t’i gjeneralizuar gjërat nuk është veti e mirë për femrat. Ata nuk e honepsin dot shprehjen “Gjithë derrat një turi kanë”.
Nuk janë natyrale. Thjeshtësia është shumë e rëndësishme për meshkujt.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





