Tiranë, 3 gusht 2014 – Fotot e jetës luksoze të familjes së guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, të publikuara nga gazeta “Panorama”, kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Fotot shfaqnin të birin 20-vjeçar të guvernatorit, Erikun, që shihej gjithandej me koleksion orësh e makinash super të shtrenjta, por edhe vetë guvernatorin, që i veshur me kostum që kushton mijëra euro, lante të birin me shampanjë.

Ndërkohë vajza e Fullanit kishte një transformim total të linjave brenda një kohe të shkurtër. Nga një femër e kolme, në një femër me forma superseksi.

Një shndërrim bisturie thuajse total që çmimin marramendës ia dinë vetëm klinikat e specializuara të Europës apo Amerikës dhe Fiona vetë.Transformimi i Fiones dallohet qarte nga viti 2012 ne vitin 2013.

Fotot e familjes Fullani kanë pasur një shpërndarje virtuale rekord, ndërsa një media online do t’i titullonte “Bella Mafia”, ashtu si filmi i famshëm hollivudian. Në rrjetet sociale ka plasur ironia për stilin e jetesës së guvernatorit e fëmijëve të tij, por edhe revolta qytetare. Komentuesit u kërkojnë llogari parlamentarëve se pse nuk reagojnë për rastin e Fullanit, të tjerë propozojnë që të dalin në protesta kundër këtyre manifestimeve luksi me paratë e taksapaguesve, duke kërkuar shkarkimin e guvernatorit dhe ndjekjen penale të tij.

Djali i Fullanit, koleksion orësh mbi 1 milion dollarë

Mund të quhet me plot gojën “Eriku i artë”. Si në sendet e çmuara që blen dhe I ndërthur me diamante apo edhe për krejt stilin e jetës që bën. Shëtit me makina të markave më të shtrenjta, del me femra të bukura, pi shampanjë në mëngjes buzë detit, tregon cigaret e marijuanës, luan kumar me letra, zare e skedina. Bisedat duket se i ka prej floriri, ashtu si telefoni i tij “Nokia”, por edhe inatin aty-aty duhet ta ketë, pasi mbi pëllëmbë tregon disa plumba ari. Kur lodhet,  djersën e ballit e fshin me 500 euroshe. Ky është Eriku, i biri 20-vjeçar i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Nga një kërkim i gazetës “Panorama” duke iu referuar fotove të Erik Fullanit, ai disponon të paktën 70 ora të luksit: Rolex, Audemars Piguet, Franck Muller, Girard Perregaux etj. Këto marka i ka në disa versione, me flori, me diamante apo me lloje të tjera të gurëve të çmuar.

/gazeta “Panorama”/