Turqi, 3 gusht 2014 – Skuadra turke e Galatasaray-it që drejtohet nga italiani Cesare Prandelli, ka përjetuar një moment të vështirë gjatë përgatitjeve për sezonin e ri.
Futbollistët dhe stafi teknik janë shokuar kur kanë parë me sytë e tyre sesi një fotoreporter, që kishte shkuar në qendrën stërvitore pikërisht për të përcjellë përgatitjet e formacionit të Prandellit, humbi jetën për shkak të një aksidenti.
Erkan Koyuncu, në tentativë për të hyrë në qendrën stërvitore është bllokuar nga porta e celiktë, që i shkaktoi plagë vdekjeprurëse.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të Galatasaray-it për t’i ardhur në ndihmë, përfaqësuesi i medias humbi jetën brenda pak minutash.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





