Rusi, 3 gusht 2014 – Rivaliteti mes Rusisë dhe SHBA- ve po bëhet gjithnjë e më i fortë, sidomos pas sulmit që një zyrtari i lartë rus i ka bërë dy ditë më parë Presidentit amerikan Barack Obama.
Zv/Kryeministri rus Dmtry Rogozin zgjodhi Twitter- in për të postuar një fotografi të Presidentit Obama me një qenush të vogël, ndërsa bashkangjitur shfaqet Presidenti rus Putin i cili mban në prehër një leopard.
Duke e shoqëruar me dixhiturën “Kemi vlera dhe aleatë të ndryshëm”, sigurisht që qëllimi i këtij postimi është vënia në “dyshim” e burrërisë së Presidentit amerikan.
Ndonëse ky imazh mund të duket qesharak për një pjesë të publikut, vjen në një kohë kur SHBA po vendos sanksione të tjera për Rusinë, mbi energjinë, armët dhe industrinë. Kjo për shkak të ngjarjeve në Ukrainë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





