3 gusht 2014 – Për shumë mund të tingëllojë tepër normale që meshkujt të mbajnë pantallona të shkurtra, por nëse i hidhni një sy këtyre fotove mund edhe të ndryshoni mendim.

Mesa duket, me ardhjen e temperaturave të larta, meshkujt britanikë kanë gjetur një zgjidhje aspak të bukur për të vajtur në punë, pantallonat e shkurtra!

Kur themi të shkrurtra, e kemi fjalën për modelet më të shkurtra të mundshme.

Britanikja Metro, në një artikull të sajin për këtë modë të re, sjell fotografi të disa meshkujve teksa ecin rrugës të kollarisur e me pantallona fare të shkurtra.

Në këto imazhe dallohen fytyra kalimtarësh që nuk e fshehin aspak habinë teksa shohin këto meshkuj që ecin rrugëve në mënyrë të shpenguar dhe normale.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/