Angli, 3 gusht 2014 – Një person i cili akuzohej për përdhunimin e më pas vrasjen e një gruaje është kapur nga policia, në sajë të dhënave të përcjella nga një çift, i cili fatkeqësisht nuk ka marrë shpërblimin.
Të gjithë personat të cilët jepnin ndonjë të dhënë, shpërblimi do të ishte i majmë, por ja që çifti në fjalë nuk ka shijuar asnjë monedhë. E gjithë kjo situatë, në fakt ndodhi për faj të një gabimi të vogël, që më vone rezultoi fatal.
Një çift i cili ndihmoi policinë në kapjen e një personi që dyshohej për vrasje, nuk kanë marrë dot shpërblimin prej 10 mijë paund, sepse në vend që të telefononin policinë kundër krimeve, telefonuan rajonin e policisë.
Çifti ka dhënë informacionin e saktë për policinë, duke bërë të mundur në kapjen e autorit.
Ata u shprehën se policët që arrestuan vrasësin morën shpërblimin prej 5 mijë paund, veprim i cili sipas tyre nuk ishte i drejtë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





