Durrës, 3 gusht 2014 – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm tek mbikalimi i Urës së Dajlanit.
Një automjet është përplasur me bordurën e rrugës, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur 25 vjeçari nga Durrësi A.Karamani, i cili po drejtonte makinën.
Automjeti tip “Audi” është përmbysur për shkak të përplasjes së fortë, ndërkohë që drejtuesi i saj është plagosur rëndë.
25 vjeçari ëhstë shoqëruar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhet nën trajtimin e mjekëve.
Shkak i këtij aksidenti të rëndë, dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





