2 Gusht 2014 – Xherdan Shaqiri edhe fëmijë ishte kampion. Ylli kosovar i Zvicrës ka arritur të shndërrohet në yll për një kohë të shkurtër. Karriera e gjilanasit mori përpjetën pas kalimit në ekipin e parë të Baselit në vitin 2009.
Por, transferimi në Bayern Munchen në vitin 2012 i ndihmoj reprezentuesit zviceran të zhvillohet edhe më shumë.
Madje, te skuadra bavareze ylli kosovar fitoi tituj të rëndësishëm si: Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën, Champions League dhe Kupën e Botës për klube.
Gazeta "Express" sjell fotot e Xherdan Shaqirit kur ishte fëmijë, pjesë e klubit SV Augst (1995-2000), atëherë kur ishte i panjohur. Megjithatë, edhe si i vogël Shaqiri ishte kampion.





