Itali 2 Gusht 2014 – Karabinieria me anë të operacionit “ Telepass “ neutralizoi një bandë italo-shqiptare hajdutësh. Hetimet kishin filluar, që ne janar 2013 për tu finalizuar këtë fund-javë. Bnada kishte vjedhur apartamente dhe vila në provincat e veriut të Italisë is Komo, Verbania, Milano, Verona, Breshia, Bergamo e Verceli. Në pranga ranë dy "xhaje" italianë, që blinin sendet e vjedhura nga shqiptarët, 13 persona ( kryesisht shokë dhe  të dashurat e shqiptarëve) u denoncuan në gjendje të lirë, ndërsa shtatë shqiptarët u arrestuan. 7 lacianët e arrestuar janë:

  • Anton Nezha
  • Arben Pirolli, 31 vjec me precedentë penalë. Në maj – qershor 2013 ai në bashkëpunim me Genc Tugën, Klodian Pirollin dhe Marjol Haziollin kanë vjedhur në 42 banesa mallrat ë ndryshme me vlerë mbi 60 000 euro.
  • Blerdi Lekaj
  • Gjin Bardhi
  • Makled Cuni
  • Eneo Shafloqi
  • Romeo Pula