2 Gusht 2014 – Gjergji Pelushi, 28 vjec banues në qytetin Melrose të shtetit të Masacusrtit u arrestua nga policia amerikane, sepse hiqej si agjent( inspektor ) i FBI-së me qëllim mashtrimi. Prokurori i paraqiti gjykatës dëshmitë me shkrim të dy shqiptarëve të tjerë, të cilët ishin mashtruar nga Pelushi, që pretendonte se ishte agjent i FBI-së.
Ai u kishte marrë para këtyre dy viktimave duke u premtuar se si agjent i FBI-së do të ndërhynte, që ata të punësoheshin si policë, apo si nëpunës qeveritar sigurie. Pelushi po ashtu kishte premtuar, që si agjent i FBI-së do ndërtynte, që tu mbyllte në gjykatë cështje të ndryshmë gjyqësore.
Ai akuzohet për uzurpim të atributeve të nëpunësit të shtetit dhe rrezikon deri në tre vite burg. Pelushi në vitin 2004 u diplomua me maksimumin e pikëve në “ Boston College High School “, fakt ky që tregon zgjuarsinë e Pelushit, që gjithsesi është përdorur prej tij për qëllime të këqija.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





