2 Gusht 2014 – Foreign Office ( Ministria e Jashtme Angleze ) njofton se në Kroaci, pranë Dubrovnikut ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mbetën të vdekur 3 shtetas britanikë me origjinë shqiptare dhe 2 të tjerë pjesëtarë të së njëjtës familje mbetën të plagosur rëndë. 

Aksidenti ndodhi të enjten në 31 gusht 2014 në 7e 50 të mëngjesit, ndërsa familja udhëtonte nga qyteti Barking në Angli për në Tiranë. Një kamion me targa kroate u përplas me makinën BMW me targa angleze, që kishte si shofer Erion Isufin, 37 vjec, i cili mbeti i vdekur në vend.

Në aksidentin tragjik humbi jetën edhe e bija e Erionit, Ramela, 14 vjec dhe i biri Ricardi, 15 vjec. Bashkëshortja Erionit, Meri është në gjendje kome në spitalin e Dubrovnikut, ndërsa djali i vogël I familjes Klivi nëntëvjecar ka plagë në gjoks dhe gjymtyrë.

Kamionisti kroat, 46vjec nuk pësoi asnjë dëmtim. Ambasada angleze në Zagreb, i ka ofruar familjes të gjithë ndihmën e mundshme konsullore.

Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/