Angli, 1 gusht 2014 – Një psikoterapiste Pippa Hockton, vendosi të zbulojë se në çfarë gjendje jetojnë prostitutat në rrugët e Londrës, pasi një njeri që ndodhej në studion e saj gjatë një seance konsultimi, i tha asaj se ‘kishte dëshirë që të trembte për vdekje me thikë dhe të vriste një prostitutë në rrugë”.
Ajo vendosi që të hetonte nëse kishte ndonjë qendër për këshillimin e prostitutave dhe pasi zbuloi se nuk kishte një të tillë, vendosi të hapte në mënyrë vullnetare një qendër të tillë.
Gjatë punës në këtë qendër zbuloi se kishte mjaft prostituta që kishin nevojë për terapi dhe mbështetje. Njëra prej tyre ishte një vajzë shqiptare e cila rrëfeu për psikoterapisten se ishte trafikuar nga Shqipëria, për t’u prostituuar në Londër.
Veronika 26-vjeçare, i rrëfeu psikologes se si ishte detyruar që të braktiste klinikën e abortit, për të shpëtuar nga trafikimi.
“Kur erdha në qendrën ‘Street Talk’ një vit më parë, isha gati për të bërë një vetëvrasje dhe nuk doja të flisja për jetën time me askënd”, shprehej vajza që ishte trafikuar nga Shqipëria.
Hockton shprehet se hapja e kësaj qendre ishte gjeja e duhur për t’u bërë.
“Ne duhet t’i trajtojmë ato si gjithë njerëzit e tjerë, nëse bëjmë që këto gra të ndihem më mirë, atëherë mund t’i shpëtojmë ato që të gjejnë një motiv për të ndryshuar”.
/Shekulli/





