Angli, 1 gusht 2014 – Gentjan Premçi, 34 vjeç, tashmë shtetas anglez (prej 12 vjetësh banon në Angli) u shpall i pafajshëm nga Gjykata Mbretërore e Kontesë së Eseksit.

Në vitin 2013, Gentjan Premçi dhe ukrainasi 26 vjeçar Vladen Blasov akuzoheshin për zhvatje (vënie gjobe) ndaj pronarëve të punishtes së qofteve “Kismet Qebap”, njëri anglez, tjetri emigrant pakistanez i brezit të dytë (ne foton poshte qebaptorja ku punon Premçi).

Nga hetimi gjyqësor rezultoi që Gentjani nuk u kishte vënë gjobë 50 000 stërlina, siç pretendonin pronarët e qebaptores, por u kishte kërkuar rrogën, që nga viti 2010, që pronarët i kishin premtuar, por nuk ia kishin dhënë kurrë.

Gentjani madje i kishte hedhur edhe në gjyq pronarët për rrogën dhe e kishte fituar gjyqin, ndonëse vetëm për shumën 400 stërlina, sepse pronarët kishin shkelur ligjin duke e punësuar për paketim qoftesh pa kontratën e duhur të punës.

Gjykata hodhi poshtë pretendimet dhe provat e ofruara nga pala akuzuese, madje nuk mori parasysh dy precedentë penalë të Premçit, një në Shqipëri dhe një në Angli.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/