· “RD”-ja vë në krye të faqes së parë titullin “Kisha Katolike: Pritja e Papës në Presidencë, jo në Kryeministri”, shoqëruar me një foto nudo të madhe të Kryeministrit katolik-ortodoks Edi Rama
· “Peshkut i vjen era e keqe nga kryet”, cili është roli i publicistit dhe famullitarit të Durrësit, Dom Gjergj Meta i emëruar nga Imzot Rrok Mirdita Kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, në intrigën antiqeveritare
DURRËS, 1 gusht 2014 – Kisha Katolike e Shqipërisë “rreshtohet” në opozitë, organi partiak “Rilindja Demokratike” e 1 gushtit 2014 vë në krye të faqes së parë, jo pa ngazëllim titullin “Kisha Katolike: Pritja e Papës në Presidencë, jo në Kryeministri”, shoqëruar me një foto nudo të madhe të Kryeministrit katolik-ortodoks Edi Rama.
I cituar nga opozita, Dom Gjergj Meta, përgjegjës i përgjithshëm i strukturës informative për vizitën e Papës në Kishën Katolike, tha më 31 korrik 2014:
“Menjëherë pas konferencës për shtyp në selinë e Arkipeshkëvisë mbi shpalljen e programit të Udhëtimit Apostolik të Papës Françesku në Shqipëri disa media online, vizive apo radiofonike kanë dhënë një lajm të pasaktë mbi një pikë të këtij programi.
Sqarojmë për të gjitha mediet dhe opinionin publik se, sipas agjendës zyrtare, Papa Françesku do të pritet në aeroport nga Kryeministri i Shqipërisë dhe se më pas do të udhëtojë drejt Tiranës për në Presidencën e Republikës, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në orën 9.30.
Pra, nuk ka një pritje në Kryeministri sikurse disa media kishin shkruar”.
Dom Gjergj Meta është një nga njerëzit më të ditur të klerit katolik shqiptar, me dhunti publicistike, ku nuk ka përtuar të kritikojë edhe qeverinë e sotme, pikërisht më 29 korrik 2014, teksa në opinionin “Shoqëria shqiptare, klithje për ndihmë” në një të përditshme afër opozitës, shkruante: “Më ndjeni nëse përdor një shprehje popullore se peshkut i vjen era e keqe nga kryet”.
Nuk është e rastit që Dom Gjergj Meta është famullitar në Konkatedralen “Shën Luçia” të Durrësit (në foton poshtë, mes dy priftërinjve ortodoksë në iftarin e shkruar nga Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, më 25 korrik 2014), i caktuar nga Imzot Rrok Mirdita, Kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, i njohur për lidhjet e tij me Partinë Demokratike.
Nisur nga fakti që në stafin e Presidentit e Republikës, z. Bujar Nishani (lindur në Durrës) punojnë dhe zhvillojnë veprimtari kundër qeverisë figura qendrore të PD-së të tilla si z. Gjergj Lezhja (lindur në Durrës) etj., mund të thuhet se vizita e Papa Françeskut në Shqipëri është më shumë fitore e PD-së.
Dihet se Kryeministri Edi Rama bëri ftesën!
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





