Norvegji, 1 gusht 2014 – Është vetëm 15 vjeç por tashmë është pjesë e Kategorisë së Parë në Novergji, Norwegian Tippeligaen. Quhet Martin Odegaard dhe klubet më të mëdha të Europës janë vënë në ndjekje të tij.

Real Madrid, Manchester United dhe Bayern Munchen i kanë bërë ofertat që tani me "Los Blancos" të gatshëm të paguajnë plot 12 milionë sterlina përkartonin e tij.

Në muajin maj ai nënshkroi një kontratë profesioniste me klubin Stromsgodset, por vështirë se novergjezët do të mund ta mbajnë.

Djaloshi ka cilësi shumë të mira teknike dhe fizike dhe premton shumë për të ardhmen.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/