Irlandë e veriut, 1 gusht 2014 – Skena të turpshme në ndeshjen e Milk Cup mes ekipit Under 16 të Meksikës dhe Irlandës së Veriut.
Ndeshja e zhvilluar në Belfast u prish pas një sherri masiv mes lojtarëve të të dyja skuadrave.
Sipas asaj që shkruan "The Belfast Telegraph" sherri startoi në minutën e 57, ku nuk munguan as goditjet mes futbollistëve.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





