Tiranë, 1 gusht 2014  – Administratorja e falimentit të firmës piramidale “Sude”, Mimoza Çibuku, ka bërë me dije se ndarja e parave për 1170 kreditorët do të bëhet në muajin shtator. Sipas saj, lëvrimi i shumave për secilin kreditor do të bëhet në “Bankën Credins”, pas rinisjes së punës së gjykatës. Çibuku bën me dije se, pas mbledhjeve të verifikimit të kryera në gjykatë, rezulton se për 21 kreditorë, pretendimet e tyre janë kundërshtuar tërësisht ose pjesërisht për mangësi dokumentacioni, shkruan "Gazeta Shqiptare".

“Mbështetur në nenin 146 të ligjit 8901, datë 23.5.2002, kreditorët e mësipërm duhet të paraqiten pranë seksionit të gjykatës për të marrë një kopje të shkurtuar të tabelës së vërtetuar nga gjykata. Me këtë listë kreditori duhet të fillojë procedurën për vërtetimin e pretendimit të tij ndaj palës kundërshtuese”, – sqaron Çibuku. 

PËRQINDJA 
Deri tani ka shkuar në 1170 numri i kreditorëve të firmës piramidale “Sude”, të cilët janë regjistruar për takimin e dytë për procedurat e saj të falimentit. Sipas Mimoza Çibukut, një numër kaq i madh regjistrimesh do të sjellë për pasojë uljen e shumës që do të përfitojë secili. 

Administratorja shpjegon se, për shkak të numrit të madh, çdo kreditor llogaritet të marrë përafërsisht vetëm 0.4 për qind të shumës së dhënë me përqindje. Në total janë 19 mijë kreditorë që kanë humbur paratë në firmën “Sude”, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre nuk u përfshinë në procesin e ndarjes së parave të mbetura nga kjo shoqëri, për shkak të shumës shumë të vogël. 

21 KREDITORËT QË NUK JANË PRANUAR 
Sanije Kazazi 
Stavri Çeliku 
Qeuthere Curri 
Mustafa Demirxhiu 
Vjollca Dhoska 
Nevzete Dule 
Hysen Dylgjeri 
Gazmend Guma 
Fatime Hasani 
Ymer Merxhushi 
Xheni Llaci 
Jorgaq Skënderi 
Thanas Çiço 
Kristaq Frashalliu 
Valentina Gjoka 
Zome Hodja 
Nexhmije Shkoza 
Ruzhdi Shkoza 
Enver Spahiu 
Kastriot Zoraqi 

/Gazeta Shqiptare/