Tiranë, 25 korrik 2014 – Pesë deputetë të mazhorancës, Tom Doshi, Armando Prenga, Pjerin Ndreu, Parid Cara dhe Mark Frroku, braktisën Kuvendin kur duhej të votohej për ligjet me shumicë të cilësuar. I pyetur nga mediat, deputeti Tom Doshi, që duket se po udhëheq këtë grup, tha se ata ishin duke festuar ditëlindjen e deputetit Mark Frroku. Por Frroku e ka ditëlindjen në tetor, shkruan gazeta "Dita". Madje me një kërkim të thjeshtë në jetëshkrimin e deputetëve të del që jo vetëm Frroku, po asnjë prej këtyre deputetëve nuk e ka ditëlindjen në muajin korrik.

 

Mark Frroku ka lindur më 6 tetor

Pjerin Ndreu ka lindur më 12 dhjetor

Tom Doshi ka lindur më 6 qershor

Armando Prenga ka lindur më 26 qershor

Parid Cara ka lindur më 11 shtator

****

Mungesa në seancë, Doshi: Nuk po i bëjmë presion kryeministrit, festuam ditëlindjen e Frrokut

Deputeti socialist, Tom Doshi, ka justifikuar mungesën e tij dhe të disa kolegëve të tjerë, gjatë votimit për projektligjin e KLD-së.

Doshi ka thënë se ata janë larguar për të festuar ditëlindjen e Mark Frrokut.

Sipas Doshit, ata nuk po i bëjnë presion kryeministrit Edi Rama.

Ishim në ditëlindjen e Mark Frrokut, ndaj u larguam nga seanca.

Nuk po i bëjmë presion kryeministrit.

Unë kundërshtimet e mia i kam paraqitur në Komisionin e Ligjeve.

Nuk do votoj për ato projektligje që i kam kritikuar publikisht”, ka thënë Doshi për Neës 24.

Çudia është përse ata kanë festuar pikërisht në kohën kur në Kuvend duhej vota e tyre!

/gazeta "Dita"/