Kolumbi, 25 korrik 2014 – Pablo Escobar në kulmin e aktivitetit të tij kriminal, ishte në vështirësi të gjetjes së ambienteve për të strehuar shumat marramendëse të parave që fitonte nga shitja e kokainës.
Produkt i këtij aktiviteti, është edhe një vilë e ndërtuar prej tij në ishujt kolumbianë të Rosarios. Me nisjen e telasheve me drejtësinë, nisi edhe braktisja e kësaj vile, që dikur ishte kryeqendra e mbledhjeve të kartelit të drogës “Medelin”.
Resorti dikur super luksoz, sot është i lënë në harresë dhe është shndërruar në një vend ku kullosin derrat.
Mureve u ka rënë suvaja, pishina është pa ujë dhe e mbytur nga papastërtia, dritare janë të thyera, ndersa tek gjelberimi duket se nuk vënë dore prej vitesh.
Në albumin e mëposhtëm me foto mund të shihni pamjet që ofron sot vila, që dikur ishte njëra nga strehat e shenjta të Escobarit, aty ku e kishin të vështirë të afroheshin autoritetet e shtetit, dhe jo më njerëzit e thjeshtë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





