DURRËS, 24 korrik 2014 – Bashkia e Durrësit vazhdon punën  për të mundësuar një sezon turistik sa më të mirë dhe për të krijuar një ambient sa më të pastër për qytetarët dhe turistët. Ndërmarrja Komunale departamenti i dezinsektimit pranë bashkisë së Durrësit ka vijuar punën për dezinsektimin e qytetit. Departamenti i desinsektimit (DDD) ka filluar dezinfektimin dhe dezinsektimin e plazhit që në muajin maj e më pas ka vijuar për dy muaj me rradhë me dezinsektimin e lulishteve dhe hapësirave të gjelbëra në lagjet periferike të qytetit të Durrësit ndëkohë që ky proces po vijon aktualisht në hapësirat publike brenda qytetit të Durrësit ku dezinsektimi filloi në lulishten në hyrje të qytetit për vazhduar në hapësirat e tjera. Ky proces do të vazhdojë papushim gjatë gjithë sezonit turistik. Shefi i DDD-së Ervin Krymbi deklaroi se ky aksion dezinsektimi është në vazhdën e një sërë masash që ka ndërmarrë Bashkia e Durrësit ashtu si çdo vit për një sezon turistik sa më të suksesshëm dhe për të krijuar një ambient sa më të pastër për qytetarët e Durrësit dhe turistët e shumtë që vizitojnë qytetin. Siç dihet turizmi është një nga prioritetet kryesore të Bashkisë së Durrësit e cila ka marrë të gjitha masat për një sezon turistik sa më optimal. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/