Roja e Financës dhe Dogana e Ankonës ushtruan kontroll në një furgon me targa franceze të sapo ardhur me traget nga Durrësi. Në furgon u gjetën 17 copë breshka të llojit “ Testudo Hermanni “. Ky lloj breshke është i përfshirë në listën ekuqe të specieve në zhdukje. Pikërisht për këtë shkak kjo breshkë mbrohet nga Traktati i Uashingtonit për mbrojtjen e specieve të rrezikuara. Të tilla breshka kryesisht gjenden në kopshtet zoologjike dhe mjaft rrallë në natyrë.
Dy francezëve të breshkave ju vunë hekurat. Për francezët , që ktheheshin nga pushimet, në këtë rast shkon proverbi shqiptar : të ta fusë breshka! Pas inventarizimit breshkat ju kaluan Policisë pyjore italiane, me qëllim dorëzimin e autoriteteve shqiptare ( Ministrisë së Mjedisit ), për t’i lëshuar në habitatin e tyre natural. Doganat italiane shprehën habi se si kaluan breshkat pa u kapur nga kolegët shqiptarë, sidomos tani, që janë intensifikuar kontrollet në portet shqiptare, kontrolle këto të përforcuara edhe nga një kontraktor privat nga një vend i Bashkimit Evropian.





