DURRËS, 24 korrik 2014 – Loja e durrsakëve ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje ndërkohë që në miqësoren e pestë durrsakët kanë arritur rezultatin e parë pozitiv duke barazuar 0-0 me ekipin azerbajxhanas të Simurq. Gjatë gjithë 90 minutave durrsakët kanë dominuar duke u shfaqur agresivë në sulm por me probleme në finalizim ku edhe pse kanë patur shumë raste të pastra djemtë e detit nuk arrijnë të shënojnë. Azerët nga ana e tyre kanë luajtur me kujdes ashtu si në një ndeshje zyrtare pa e hedhur shumë vështrimin nga porta kundërshtare duke menduar vetëm për mbrojtjen. Në të gjithë ndeshjen Teuta ka luajtur mjaft mirë duke dhuruar spektakël dhe raste shënimi por ka munguar goli pasi durrsakët përvecse pësojnë shumë gola në këtë miqësore nuk po arrijnë të shënojnë asnjë të tillë duke patur mungesë qartësie në finalizim megjithatë loja ka ardhur në rritje dhe ardhja e sulmuesit Samb javën e ardhshme padyshim do të krijojë një sulm më efikas për durrsakët.
Teuta barazon me ekipin azerbajxhanas të Simurq
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A mund të përdoret buzëkuqi i kuq gjatë ditës? Ja si të dukeni elegante pa e tepruar
Çfarë po ndodh në martesën e Ilir Shaqirit? Mungon mbështetja e bashkëshortes pas hyrjes së balerinit në “Ferma VIP”
A do të ndikojnë të shtënat me armë në vizitën e Mbretit Charles në Uashington? Trump: Çdo gjë do të zhvillohet sipas planit
Printi me pika rikthehet fuqishëm këtë pranverë





