·      Nga 9 tritol-vënie, janë gjetur dhe prangosur vetëm 4 autorë të 3 rasteve

DURRËS, 24 korrik 2014 –  Statistikat nxjerrin rrethin e Krujës si zonë të tritolit.

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit thotë se në rrethin e Krujës, për 6 muajt e parë të vitit 2014, ka pasur 9 raste të shkatërrimit të pronës me lëndë plasëse.

Por uniformat blu kanë mundur të gjejnë vetëm 3 të tilla (33,3 për qind) me 4 autorë të prangosur, ndërkohë që është parandaluar një orvatje tjetër, me autor të pazbuluar.

Por mbetet problematik fakti i moszbardhjes së 4 akteve terroriste.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/