DURRËS, 24 korrik 2014 –  Gjykata e Astit dha dënime të rënda për disa nga anëtarët e një bande shqiptare e specializuar për trafikun e kokainës nga Holanda në Itali. Banda përfundoi në burg në sajë të operacionit të quajtur “ Cocas “ të karabinierisë të ndërmarrë në vitin 2013. 

Saimir Guradeci, 26 vjec u dënua me 8 vjet burg dhe 40 000 euro gjobë. Dy vëllezërit Endrit Alibej, 29 vjec dhe Andrea Alibej, 27 vjec u dënuan secili me 5 vjet burg dhe 30 000 euro gjobë. Peqinasi Julian Bullari, 28 vjec u dënua me 4 vjet burg dhe 20 000 euro gjobë. Pozicioni i rumunes Roxana Sararu të fejuarës së Bullarit mbetet ende për tu sqaruar nga gjykata italiane.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/