DURRËS, 24 korrik 2014 –  Jorida Davidson, 31 vjece shtetase shqiptare, rezidente me “ Green Card “ në shtetin e Marilendit u dënua me 3 vjet  e 9 muaj burg në vitin 2011. Ajo në tetor 2010 kishte aksidentuar me vdekje Kiela Marie Ryan, 24 vjece, pikërisht kur Kiela po festonte ditëlindjen. Joridau dënua, sepse kishte ngarë makinën nën efektin e alkolit dhe ishte larguar nga vendi i aksidentit pa i dhënë ndihmë viktimës.

Me këmbënguljen e familjarëve të viktimës vazhdoi gjyqi dhe ndonëse në burg përkthyesja shqiptare ( Jorida zotëron gjuhët frëngjisht, italisht, shqip dhe anglisht ) u përball përsëri me drejtësinë. Kësaj rradhe zhuria dha verdiktin vrasje aksidentale nga pakujdesia. Vendimi i gjykatës për vrasje nga pakujdesia do të jepet në shtator 2014.

/gj.th agjencia e lajmeve “Dyrrah”/