Tiranë, 23 korrik 2014 – Kryetari i Komisionit te Sigurisë ,Spartak Braho, deklaroi se projektligji i qeverisë “Për Policinë e Shtetit”, ka pësuar ndryshime. Sipas tij, Garda e Republikës nuk do të shkrihet, ndërsa përmirësime janë bërë edhe në kapitullin për Byronë Kombëtare të Hetimit.
“Garda do ndryshojë vetëm emër por nuk do të shkrihet, do jetë një strukturë që do kryejë po këto funksione që ka edhe sot, kurse byroja e hetimit është përmirësuar goxha me merakun për ta përmirësuar”.
Kryeministri Rama tërhiqet kështu nga projektligji filletar “Për Policinë e Shtetit”, pas mungesës së votave dhe oponencës së deputetëve të LSI. Kreu i Komisionit të Sigurisë tha se është gjetur dakordësia për ndryshimet përkatëse. Braho tha për mediat se nuk ka përplasje PS-LSI.
“Kemi synuar që projekti të jetë më eficient. Është bërë një propozim për të bërë riparime. Ligji ka pësuar mjaft rregullime të dobishme, në masë të konsierueshme, por gjithnjë me miratimin e ministrit”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





