Lushnje, 21 korrik 2014 – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrethrrotullimin Rrogozhinë-Lushnjë, që i ka marrë jetën një personi, ndërkohë që dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një maune është përplasur me një Audi me targa italiane. Aksidenti ndodhi rreth orës 10: 45 minuta.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërkohë që personat e plagosur janë nisur për në spital.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/