Gjermani, 21 korrik 2014 – Një tjetër vetëvrasje godet futbollin gjerman. 5 vjet më parë ishte ndarë nga kjo jetë portieri i Përfaqësueses gjermane, Robert Enke.

Tashmë arrin lajmi për vdekjen e Andreas Biermann. Mbrojtësi, i lindur në vitin 1980, kishte vite që luftonte me depresionin, madje e kishte shkruar edhe një libër për këtë.

Ai e kishte nisur karrierën në Hertha Berlin, ndërsa klubi i tij i fundit ishte Spandauer Kickers.

Biermann kishte provuar të bënte vetëvrasje tri herë: në 2003, 2009 e 2012. 

/agjencia e lajemve "Dyrrah"/