Kosovë, 20 korrik 2014 – Ish-Miss Kosova dhe aktualisht këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, ka pësuar një aksident. Ajo fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Bukuroshja shqiptare raportohet se ka pësuar aksident mbrëmjen e kaluar dhe u spekulua se ajo po kalonte momentet e fundit të jetës së saj.
Por Morena ka reaguar në Instagram për të siguruar fansat dhe për të akuzuar mediet për lajmet e pavërteta. Ajo ka postuar një fotografi, ku ka akuzuar mediat dhe gazetarët për jo korrektësi.
“Pashë që më me rëndësi ishte një lajm se gjithë jeta ime (trillime, akuza, thashetheme) për një njeri që shpesh ka mbajt me krenari flamurin shqiptar nëpër botë. Si nuk ju vjen aspak turp, ende pa ditur a është jeta në rrezik vendosni tituj që s'kanë të bëjnë aspak me realitetin! (një aksident që mund t'i ndodh çdo kujt). Gazetarët nuk gjetën një copë letre brenda gjithë atyre vargjeve për të më uruar shërbim. Faleminderit shumë, falë zotit jam mirë i dua të gjithë ata që së paku janë lutur të jem gjallë”,ka shkruar Morena në një postim në Instagram.





