Tiranë, 20 korrik 2014  – Nuk është më tabu, por policia në Tiranë gjobit dhe deputetë kur makinat e tyre janë në kundravajtje. Gazeta "Shqiptarja.com" sjell një foto ku tregohet një nga automjetet e Parlamentit në dispozicion të deputetëve, e cila është kapur e parkuar kryekëput gabim mbi trotuarin përballë kryesisë së Kuvendit, në krahun e vilës 30 të ish-Bllokut të Udhëheqjes.

Kartoni që lejon parkimin "parlamentar" nuk e ka penguar policin t'i presë fletën e gjobës 2 mijë lekë të reja. Fotoja është bërë të enjten kur në Komisionin e Ligjeve kalonin projektiligjet për Organizimin e KLD-së; Kodi dhe Procedura Administrative si dhe ndryshimet në Shkollën e Magjistraturës. Ndërsa në komisionin e Çështjeve Sociale diskutohej për çështjen e pensioneve. 

/shqiptarja.com/