·        Përfundojnë në depot e Tatimeve 20 000 mijë shishe birrë, 3 600 shishe uiski e vere, prona të luajtshme

DURRËS, 9 korrik 2014 –  Javë “e nxehtë” fiskale për ata operatorë turistikë të Plazhit të Durrësit që punojnë në të zezë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se Hetimi Tatimor ushtroi kontroll 7-ditor në subjektet private në zonën e plazhit Durrës,

Kështu u penalizuan 404 subjekte si dhe u arrit të licencohen 159 subjekte në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, çka do të thotë rritje e ndjeshme e numrit të punonjësve të përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore.

Veç kësaj, u konfiskuan 20 000 mijë shishe birrë pa fatura, 3 600 shishe uiski e vere, prona të luajtshme, me një vlerë rreth 10 500 000 lekë (76 mijë euro).

Drejtoria e Hetimit Tatimor falënderon durrsakët për denoncimet e bëra në administratën tatimore dhe siguron të gjithë qytetarët se çdo rast i denoncuar prej tyre, do të vlerësohet me seriozitet, duke ruajtur konfidencialitetin e plotë.

Në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, po punohet për çertifikimin e listës së çmimeve në të gjitha subjektet tregtare të hotelerisë dhe restoranteve, ku listat e certifikuara do kenë logon e dy institucioneve.

Shënim: fotoja, mirësjellje e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/