Fushë Krujë, 9 korrik 2014 – Një kërcënim i çuditshëm ka ndodhur në zonën e Fushë-Krujës dy ditë më parë. Banorët kanë gjetur si një ‘fletë-rrufe’ të ngjitur në një shtyllë elektrike një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e dy burrave që jetojnë në fshatin Zallë. Policia mori denoncimin dhe bëri me dije se letra ishte shkruar për banorët me inicialet A. G., dhe Ç. B., ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për konfliktet banale apo ato të pronësisë, për të cilat po hetohet. Po punohet për identifikimin e autorit, me veprën penale “kanosje”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/