Brazil, 9 korrik 2014 – Neymar i ka dhënë lamtumirën Botërorit duke dalë në mënyrë të trishtë nga fusha disa minuta para përfundimit të ndeshjes kundër Kolumbisë, i shtrirë përtokë nga një shkelm i Camilo Zuniga që i shkaktoi një frakturë vertebrale. Pavarësisht pamjeve të lojtarit që vuan nga dhimbjet, transportit të tij me barelë për në spital dhe një mesazh prekës të dhënë për tifozët e tij, Kolumbia shfaqet mosbesuese dhe hedh dritë mbi një tezë dashakeqe, sipas të cilës Neymar po simulon.
Sipas Kolumbisë, Neymar e ka një problem me fizikun e tij dhe posaçërisht në shpinë, por kjo nuk është pasojë e ndërhyrjes së dhunshme të Zuniga-s, por pasojë një hedhjeje nga gëzimi, kur Thiago Silva shënoi golin e parë për brazilianet në ndeshjen kundër Kolumbisë. Simulimi i Neymar bëhet me qëllim që të mbulohet një marrëveshje tashmë e arritur mes federatës braziliane dhe arbitrave të FIFA-s, për ta çuar Brazilin deri në fund të Botërorit. Shkelmi i dhënë nga Zuniga-s, e ka prekur lojtarin e Barcelonës në një zonë ndryshe nga ajo e lënduara.
Brazili kështu ka kapur mundësitë për të “mbuluar” marrëveshjet e pista të federatës me arbitrat e FIFA-s duke spostuar vëmendjen nga gabimet e bëra nga arbitri gjatë ndeshjes kundër Kolumbisë tek ndërhyrja e mbrojtësit “vrasës” të Napolit ndaj Neymar.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





