Tiranë, 5 korrik 2014 – Sali Berisha ka postuar një foto në Facebook me bashkëshorten Liri Berishën, duke thënë se kjo e fundit ka ditëlindjen.

Por, në këtë ditë është edhe 43-vjetori i martesës së tyre.

Sot ne si familje kemi një festë të veçantë, ditëlindjen e Lilit dhe 43 vjetorin e martesës tonë! I pari që e urova Lilin isha unë. Urimi im ishte mbi të gjitha një ndjenjë mirënjohje e pakufishme për dashurinë, mbështetjen, përkushtimin e saj tejet të çmuar këto 43 vite së bashku, pa të cilat unë nuk do mund të isha ky që jam sot. Por dhe një mirenjohje e veçantë për përkushtimin e saj për më shumë se katër dekada ndaj fëmijëve të sëmurë dhe në nevojë të këtij vendi.

Pas meje, Lilin e uruan me rradhë mbesat dhe nipërit Sara, Dalila, Amla, Medina, Lajdoni, Arti dhe e gjithë familja. Urime të panumërta erdhën dhe nga miq tanë të shumtë. Por pas rrethit familjar, buqetën e parë të luleve e sollën Danjela dhe Flori, dy te rinj romë, si mirënjohje për kujdesin e Lilit ndaj tyre. Shume urime Lili! Gëzuar për shume mot”, shkruan Berisha.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/