Gjirokastër, 5 korrik 2014 – Policia e Shtetit, gjatë ditës së sotme ka sekuestruar një sasi prej 1 ton e 820 kg marijuanë, në një bodrum në lagjen “Gjoka”, në Lazarat.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 1.2 tonë drogë u gjet e presuar, ndërsa 620 kg ishte rifuxho. Kjo sasi u asgjësua me anë të djegies.
Në kuadër të operacionit në Lazarat, deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar mbi 30 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe kreu i komunës Lazarat.
Gjatë këtyre ditëve në sajë të operacionit të policisë në Lazarat janë asgjësuar 133 mijë e 567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe është kapur një sasi prej rreth 70 ton kanabis sativa. Gjithashtu janë gjetur 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 16.8 litër vaj hashashi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





