Itali, 5 korrik 2014 – Vritet një i ri shqiptar në Itali. Viktima, Novi Kaçorri, 25 vjeç, është therur me thikë në hollin e banesës së tij ku jetonte nga fqinji i tij shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 të ditës së djeshme në qytetin e Bronit. Mësohet se i riu shqiptar është qëlluar me thikë pas një mosmarrëveshje me autorin e plagosjes pikerisht ne ndertesen qe duket ne fotot e servirura nga mediet italiane.
Ai është transportuar me urgjencë me një makinë të rastit në spitalin e Stratfordit, ku dhe ka ndërruar jetë vetëm një orë pas ngjarjes.
Sipas medieve italiane besohet se ka pasur një konflikt të hershëm mes dy personave të përfshirë në këtë sherr. Policia ka marrë në pyetje të dashurën dhe motrën e shqiptarit të vrarë, në mënyrë që të rindërtojë marrëdhënien mes viktimës dhe vrasësit.
Nga dëshmitë e tyre është bërë i mundur identifikimi i autorit të vrasjes dhe po punohet për kapjen e tij.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





