Durrës, 5 korrik 2014 – Një plagosje me thikë është regjistruar rreth orës 14.00 në qytetin e Durrës, në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi”.

Policia bën të ditur se shtetasi Zydi Llani, 25 vjeç ka plagosur me thikë dy të rinj, F.H, 24 vjeç dhe N.B., 23 vjeçe. Mësohet se 23 vjeçarja është në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas policisë, sherri mes dy të rinjve ka nisur për vajzën 23 vjeçare. Vajza dhe i plagosuri tjetër rezultojnë të jenë të dashur. 

Policia ka ndaluar autorin e plagosjes me thikë, banor i lagjes nr. 8 në Durrës, dhe e ka shoqëruar për në komisariat. Mesohet se prangosja e tij është bërë në ish-Kënetë, sepse pas krimit të kryer Llani ishte larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Grupi hetimor është duke kryer veprimet paraprake për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/