Francë, 5 korrik 2014 – Masat e sigurisë në aeroporte i ka shtuar edhe Franca, pas njoftimeve për kërcënime të mundshme terroriste. Franca, pas Gjermanisë dhe Britanisë, po ndjek rekomadimet amerikane për siguri më të madhe në aeroporte.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Francës ka thënë se ka rritur masat e sigurisë për “periudhën e verës”. Agjencia ka thënë se masat mund të shkaktojnë vonesa në fluturime. Zyrtarët francezë nuk kanë dhënë më shumë detaje.

Masat e reja që prekin aeroporte në Evropë e në Lindjen e Mesme, me fluturime të drejtpërdrejta në Shtetet e Bashkuara, vijnë në mesin e raporteve se grupe të lidhura me Al-Kaedën në Siri e Jemen po krijojnë bomba që të merren me vete në avion.

Administrata Obama, këtë javë, ka bërë thirrje për masa më të rrepta të sigurisë në aeroportet e huaja që kanë fluturime direkte për SHBA.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/