SHBA, 5 korrik 2014 – Një oficer i policisë rrugore në shtetin e Kalifornisë, SHBA u filmua duke rrahur barbarisht një grua buzë rrugës, pasi kjo e fundit nuk i ishte bindur urdhrit të tij për të ndaluar.
Personi që e hodhi videon në rrjetet sociale tha se ishte gjëja më barbare që kishte parë ndonjëherë. Ai tha se oficeri e goditi gruan plot 11 herë, edhe pse ajo nuk po ushtronte dhunë dhe nuk kishte as armë.
Por një zyrtar i policisë tha se përdorimi i dhunës ishte i nevojshëm, pasi gruaja kishte kundërshtuar që të ndalonte. Madje sipas oficerit të policisë ishte për të mirën e saj si këmbësore, pasi gruaja mund të plagosej ose vritej nga makinat.
Gjithsesi, lidhur me rastin në fjalë, policia ka nisur një hetim, për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





